Dy ditë më parë policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj zyrtar bëri me dije se ka vënë në pranga një 18 – vjecar, si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi dyshohet se mbanin me forcë një të mitur shtetas afgan duke e shfrytëzuar për punë.
Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre.
Sipas tyre 16- vjeçari ka patur për qëllim që të kërkojë azil dhe për t’u larguar tek familja e tij në Greqi.
Pronarët e servisit, ku u gjet afgani, tregojnë se ai ka qënë tërësisht i lirë dhe ka lëvizur në gjithë qytetin i vetëm ose bashkë me punonjësit e tjerë. Sipas pronsarëve, i mituri i kishte gënjyer se është 19 vjeç dhe jo 16 dhe se ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij”.