Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka takuar sot Zaida Çobon, mamanë e 15-vjeçarit të dhûnûar nga policia.
Përmes një postimi në facebook policia e shtetit shkruan se i ka kërkuar ndjesë personalisht zonjës dhe vlerëson mirëkuptimin e saj.
Veliu ka shfrytëzuar rastin për t’i shprehur keqardhjen për komentin dhe shpreson që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin.
Veliu: Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.
Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).
Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!