Coronavirus duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli. Arbitri i Superligës së Kosovës, Ilir Mehmeti ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se se është pozitiv me Coronavirus, ndërkohë që tashmë është vetëizoluar.
Kujtojmë që Mehmeti ka qënë arbitër i katërt para disa ditësh në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ferizajit, mbyllur 2-0. Shifrat në Kosovë sa vijnë e shtohen, teksa në 24 orë numërohen mbi 140 raste me Coronavirus.
Para pak javësh, futbollisti i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv me Covid-19, duke u bërë rasti i parë në futbollin e vendit fqinj.
Se çfarë do ndodhë me futbollin, mbetet të shihet, pasi Federata e Kosovës mund të vendosë anullimin e sezonit.
Postimi i Mehmetit në rrjetin sociale Facebook:
ShkodraSport