Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite, në qytetet e Medinës dhe Mekës po ndërmerr aktivitete për të rritur përqindjen e të vaksinuarve në të paktën 60 përqind para 13 korrikut të këtij viti, raporton gazeta saudite Okaz.
Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Programin Kombëtar të Transformimit, ka përgatitur një plan shëndetësor, i cili përcakton që të gjithë të përfshirë në realizimin e Haxhit këtë vit duhet të marrin dy doza të vaksinës COVID-19 të aprovuara në Arabinë Saudite.
Gjithashtu, përveç përcaktimit se pelegrinët e brendshëm duhet të marrin dy doza vaksine, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të vendosë të njëjtin kusht për pelegrinët që vijnë nga jashtë të cilët do të duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku doza e dytë e vaksinës duhet të merret shtatë ditë para hyrjes në Arabinë Saudite.
Gjithashtu, pelegrinët do të duhet të bëjnë një test negativ COVID-19 72 orë para se të hyjnë. Ministria do të detyrojë të gjithë pelegrinët t’i nënshtrohen një karantine tre-ditore, gjatë së cilës institucionet kompetente do të përsërisin testin e tyre laboratorik, raporton Saudigazette.com.sa.
Plani nuk do të lejojë që grupet më të prekshme të vijnë në Haxh, dhe do të kufizojë moshën në mes të 18 dhe 60 vjeç./tesheshi.com/