Aplikimi online për kartat ID dhe pashaportat/ Rama sqaron procedurën: Policia ka afate për verifikimet…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar proceduart për aplikimin online ne e- Albania për kartat ID dhe pasaporta që do të ofrojë lehtësime dhe heqjen e radhëve duke përgjysmuar kohën.

Rama thotë se aplikimi bëhet tek Platforma Qeveritare e Ndërveprimit në e- Albania. Ai sqaron se Policia ka 2 afate sa i përket verifikimeve, për ato me procedura normale 8 ditë, për ato të përshpejtuara 24 orë.

Më tej kryeministri shpjegon se qytetari njoftohet me e-mail pas këtyre verifikimeve për orarin kur duhet të paraqitet për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse.

Shpërndaje