Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Franc Tuci…

Shpërndaje

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Franc Tuci.

Ish-kryebashkiaku i PS-së kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, i cili e ka dënuar me 1.6 vite burg.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.

Shpërndaje