Aparatura e re DEXA edhe në Spitalin e Shkodrës, Manastirliu: Aparatura të teknologjisë së fundit, ekzaminime falas për qytetarët në sistemin publik…

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot Spitalin Rajonal Shkodër, ku është instaluar aparatura e katërt DEXA për matjen e densitetit kockor, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, të instaluara për herë të parë në shërbimin shëndetësor publik.
“Pas instalimit të mamografisë vijmë në një kohë të shpejtë për një aparaturë të re , që është DEXA për matjen e dezimetrisë kockore. Jam e kënaqur që ja arritëm sidomos për gratë e moshës mbi 50 vjeç,  ku ka një përqindje të lartë të problemeve të osteoporozës, do të kemi tani një zgjidhje brenda sistemit publik. Kjo aparaturë e cila nuk është vetëm në Shkodër, por është në Vlorë dhe Tiranë do të rrisi shumë gjithë aspektin e diganostikimit duke krijuar mundësinë që të gjithë ata që duan ta kryejnë këtë ekzaminim ta kryejnë në publik, falas dhe me aparatura të fundit të tekonologjisë”, deklaroi Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Spitalit Rajonal Shkodër, Manastirliu tha se këto janë investime që rrisin gamën e shërbimeve të ofruara në sistemin shëndetësor publik dhe bëri me dije vijimin e investimeve për rikonstruksionin e poliklinikës në këtë spital.
“Objektivi tjetër në spitalin e Shkodrës është rehabilitimi i poliklinikës së qytetit dhe jam e bindur që do ta realizojmë në një kohë të shpejtë në raport me projektin dhe më tej financimin, duke shtuar edhe shërbime të tjera”, bëri me dije Manastirliu.

E pranishmë në inspektim deputetja e qarkut Shkodër Edona Bilali, ka vlerësuar mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë për investimet në spitalin Rajonal Shkodër.
“Gjej rastin të falenderoj qeverinë shqiptare për këtë investim dhe dua të thekoj se Shkodra është në vëmendje të qeverisë e them veçanrisht këtë për Ministrinë e Shëndetësisë ku investimet përmirësojnë shërbimet për pacientët”, tha Bilali.

Mjekët e spitalit të Shkodrës e kanë konsideruar pajisjen e spitalit me aparatura të reja si të domosdoshme në punën e tyre. Manastirliu nënvizoi se objektivi është që çdo spital rajonal ta ketë një aparaturë Dexa.
Investim i qeverisë shqiptare për pajisjen e poliklinikave dhe spitaleve me pajisjen mjekësore për matjen e densimetrisë kockore për personat që vuajnë nga ostoporoza, një investim në vlerën 15.4 mln lekë. Aparaturat janë instaluar në Polikliniken Qendrore në Tiranë, në QSUT, Poliklinikat e Spitaleve Vlorë dhe Shkodër. Dexa është aparat që përdoret per diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e cila ndodh më tepër te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe në meshkujt mbi 60. Nga të dhënat e OBSH-së, 13%- 18% e grave pas moshës 50 vjeç kanë gjasa të vuajnë nga osteoporoza dhe 70% e moshës mbi 80 vjeç.

Shpërndaje