Anulimi i koncertit në lagjen “Rus”, reagon njeri nga organizatorët

Shpërndaje

Pas anulimit te konceritit i cili ishte parashikuar te mbahej diten e djeshme ne lagjen Rus te Shkodres, ka ardhur reagimi i njeri nga organizatoret.

Ja çfar shkruan Agron Isufi ne rrjetin social Facebook:

Pêr dijeni kryeministrit Edi Rama,mediave Shqiptare, si Stopi Klan,Fiks Fare Topi, portalet e ndjekura.

1…..Përse në qytetin e Shkodrës u anollua koncerti në lagjen Partizani Rus I Madh……

2….Ku mbështetja e policisë ishte maksimal me leje konform cdo rregulli,ku agjensia Jehona e Shkodrës me producent Xhelal Halili e liçensuar tesh 20 vite për organizime koncertesh.

3….pse ditën e fundit të koncertit, dha urdhër i ngarkuari Zv ministri i mbrenshëm Besfort Lamellari si prefekt i perkohshëm i Shkodrës për Kovid-19, të anollohet koncerti si në lagjen Rus edhe në lagjen Xhabie ku ishte dhënë një koncert 2 ditë para nga kengetarja Eli Malaj.

4….Kujt i ka interesuar që të mos bëhet në lagjen Partizani Rus I madh, me 10 mijë banorë.

5…..Çfarë të keqe ka pasur nga qytetarët e lagjes Rus i Madh Policia,shteti,komuniteti

6…..A mos ka qëllime të tjera inatqore, që kjo lagje të persekutohet në këtë menyrë, me personalitete të shquara në Art- Kulture-Sport.

7….Apo pse në këtë lagje Rus, jetojnë shumë Podgoriçanë të ardhur nga Mali I Zi ne vitin1944.

8….Pse në lagjen Parrucë, Sarreq,Xhabie u dha leja,dhe në lagjen Rus Maxhar zoti prefekt nuk dha e nuk jep leje.

9….Kush ka dëshire ta përsekutojë këtë lagje ,pa probleme kurrë as në sistemin e vjetër, as ne demokraci.

10….Pse shikohen lagjet e shkodrës,njera e nënës e tjetra e njërkes.

11….Po pse nuk kanë të drejtë kengëtarët e humoristat,që jetojnë në këtë lagje sot, të gezojnë familjet e tyre, komshitë ,shokët e miqtë e lagjes Rus, ku ka 12 pallate tek sheshi, si kengetarët Adnan Bala, Elsida Sinaj,Lulka Merkulaj,Zaim Merkulaj,Friden Ramja,Kujtim Rexhvelaj,humoristi mjeshtri i madh Besnik Çinari,apo bejtaxhia Dilaver Cufi dhe disa kengetarë të nderuar të shkodrës si Agim Molla,Bardh Spahja,Ben Goçaj Ketlin Pjalmi, dhe fonisti me famë Denis Hebovija

12…Po edhe një herë që ju erdhi rasti lagjes Rus i Madh të gëzojë pak orë ,nga streset e pandemisë, edhe ketë gëzim ja ndërpreve ne pabesi zoti Lamallari,ku leja ishte marrë nga policia e bashkia 1 javë para.

13….Ku tërë këngëtarët dhe humoristat e muzikantat nuk pranojnë financë për lagjen e tyre dhe situatën, financen e ka marrë persipër unë si koordinator, dhe agjensia Jehona e Shkodrës për reklamat e për montimin e skenës, ku ne nuk pranuam asnjë sponsor për lagjen time ku jam rritur për 20 vite.

14….Ku gadishmëria e Tv Star Plus ishte falas për këtë koncert në lagjen Rus Maxhar.

15…Po a e din prefekt i komanduar Lamallari se kjo lagje Rus i Madh ,se sa shumë sportista, si futbollista ,basketbollista,volejbollista,atletë,mundesa, aktorë dramash, aktore humori,ku po ti përmendi,se cfarë ju ke bërë ketyre emrave të medhej ,ku ti ske për ti fituar respektin e tyre zoti Zv ministër i mbrenshëm Besfort Lamellari,si Hysen Zmijani ,Deto Zmijani,Luan Zmijani,Denis Zmijani,Farida Zmijani Ramadani, Selman Gruda,Xhabir Gruda,Aziz Gruda,Bujar Gruda,Shpetim Gruda…Adem Smajli,Suad Durraj, Muhamet Halili, Adem Halili, Bimo Fakja,Beqir Osmanagiqi,Medo Cuciçi,Shuajp Keraj,Sule Gjyrezi,Istref Kepa,Ilir Kepa, Qamo Halluni, Selman Cukali,Myzafer Mani,Fatmir Lugji,Qamil Medja,Agim Medja,Artan Medja,Fatmir Axhani, Ferid Borshi,Arvid Hoxha, Lulzim Bersheni,Kujtim Shaba,Agron Gjyrezi, Ardian Barbullushi, Astrit Mlloja,Arben Mlloja,Artur Mlloja,Astrit Isufi,Ardian Shiroka,Petrit Osmani, Gjulio Zefi,Dilaver Cufi,Ali Murrizi,Artan Durro,Ardit Qiellza,Halit Gerqerja, Qazim Elbasani,Zuk Çela,Metush Gerqari, e shume te tjera artista, kengetare e muzikanta si i madhi ndjere paste Gezim Kruja,Bes Çinari,Smajl Alia, Muhamet Çekini, Dana Xhaj,Elez Kadria, bejtaxhi Shaban e Hasije Rrjolli, Dilaver Cufi,Njazi Burgia, Mergim Muja, kengetarët Adnan Bala,Genc Muhja,Muhamet Qazimi,Miri Qazimi, Keto Begoviçi, muzikantat Adem Smajli, Alush Bytyqi Fatmir Mesi,Qemal Tusha,Myrto Dibra, Berhan Kraja e shume te tjerë, që s’me kujtohen.

16.Miq e shokë Rusjane kudo ku jeni nepër botë me qe jemi shumë të përsekutuar si lagje…. Ndoshta edhe nga Tirana, do e bëjme koncertin edhe më të madh sa të lirohet gjendja e Korona Virusit. Kam vidion e marrë sot, po filmimi ështe 11 minuta, do e rregulloj me pak, dhe do e hedhi më vonë në Faqen time F.B. Ju përshëndes te gjithëve.

Shpërndaje