ANILA, NUK NA LEJOHET TË HARROJMË!…

ANILA, NUK NA LEJOHET TE HARROJME !
Anila Dushi, qytetare e Shkodres, ka përfunduar studimet e larta për mësuesi. Krahas arsimit, ne vitet 2000 ajo u angazhua ne gazetari.

Për shume e shume vite gazetare e gazetës “Shekulli” për Qarkun e Shkodres, krahas bashkëpunimit me disa televizione si me “tv1- channel”, radio dhe agjenci lajmesh. Ne vijim bashkëpunëtore e “Birn”, e shume portaleve mediatike, për disa vite edhe ne televizionin “Star Plus” Shkodër e kështu me radhe. Një gazetare model sa i përket këtij profesioni, gjithnjë kembengulse për te vërteten dhe vetëm te vërteten, si misionare e informimit te opinionit publik pa bere kompromis ne ketë fushe !

Anila Dushi mbetet kështu një pike referimi për gazetaret ne Shkodër e me gjere, si shembulli i përkushtimit për vertetesine e informimit te publikut ! Mbi 21 vite pune ne gazetari ia dëshmojnë ketë tërësisht Anila Dushit. Ajo pat jo pak vështirësi ne jete, iu desh te përballej me ngjarje tragjike edhe ne familjen e saj, por asnjëherë nuk e humbi shpresën, besimin dhe optimizmin ! Ne profesionin si gazetare, nuk kane munguar edhe kërcënimet kriminale ndaj saj, por diti te përballojë dhe te triumfoje !Vazhdoi me këmbëngulje ne ketë profesion, krahas punës se përditshme, edhe duke e rritur shkallen e kualifikimit me përfundimin e studimeve master ne gazetari e komunikim si dhe pedagoge e jashtme ne degën e gazetarisë pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.

Fituese e dhjetëra çmimeve për punën e saj cilësore, anëtare e Unionit te Gazetareve te Shqipërisë, Anila Dushi ndërtoi ne karriere te pasur ne historikun e gazetarisë shqiptare.

Përveçse si gazetare, ajo kishte pasion edhe botimet për personalitete te fushave te ndryshme, qe ishin vlere për shoqërinë shqiptare. Permendim këtu librin kushtuar aktores se mirënjohur Pvlina Mani, me titull “Pavlina…..”, një libër mjaft domethënës si pjese historisë se dokumentuar e artisteve shqiptare.

Anila Dushi u nda nga jeta 54 vjeç, ne një moshe aktive pune, nuk mundi ta fitoje betejën me koronavirusin, fatkeqësisht ! Mbetet nder njerëzit e paharruar ne Shkodër ! Për 21 vjet si gazetare ajo shkroi perditshmerine e këtij qyteti dhe rajoni, ndaj emri i saj mbetet ne kujtesën e këtij qyteti ! Anila, nuk na lejohet te harrojmë!/RealitetiPost/