Gruaja shqiptare ka ditur gjithnjë të bejë gjëra të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Tek Margjelo Filigran, gjen gra dhe vajza të palodhura teksa punojnë me dorë mjeshtërisht suvenire dhe bizhuteri me filigran argjendi me qëllim ruajtjen dhe trashëgimin e zejit të vjetër të punës me filigran.
***Punimi i qilimave artizanal mbetet i vështirë në epokën e industrializimit, por pasioni, bukuria dhe emocioni që të jep një punim artizanal duket se sfidon çdo epoke. Në punishten e prodhimit të qilimave artizanal në #Zogaj, #Shkodèr, Nebije Çotaj së bashku me gratë dhe vajzat e punësuara vijojnë të mbajnë gjallë traditën shekullore të zonës duke konsoliduar kështu traditën e artizanatit shqiptar.
Në historinë 2500 vjeçare, Shkodra krijoi një traditë të rëndësishme në fushën e artizanatit, ku mbarti me vete mjeshtrinë e lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet e ndjenjat artistike, që duhet ta mbajmë të patjetërsueshme.