Themelojmë Këshillin Ekonomik të Shkodrës.
Në takim me përfaqësues të bizneseve shpalosa pikën kyesore të programit ekonomik, ndërtimin e Këshillit Ekonomik të Shkodrës.
Këshilli Ekonomiki Shkodrës do të jetë një forum bashkëpunimi mes komunitetit, biznesit dhe bashkisë me qëllim vendosjen e prioriteteve për biznesin, më shumë lehtësira, thjeshtësim procedurash dhe hartimin e një pakete që mbështet biznesin e vogël dhe të mesëm.
Partneriteti me biznesin dhe një klime të përshtatshme për bizneset e reja do t’i japin frymëmarrje ekonomisë dhe më shumë mundësi për të rinjtë për tu bërë pjesë e sipërmarrjes.
Në 6 Mars #Voto1