Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, ka kritikuar fushatën ajrore të Izraelit në Gazën e shkatërruar nga lufta, teksa i ka quajtur liderët botërorë ‘bashkëpunëtorë në këto krime’.
Jolie, e cila më parë shërbeu si e dërguar speciale në UNHCR, ndau një fotografi në Instagram të një sulmi të fundit izraelit në Rripin me popullsi të dendur dhe tha: “Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të ikë”.
“Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv. 40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Familje të tëra po vriten”, theksoi mes tjerash ylli i “Maleficent”.
“Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – po ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, të gjithë duke u privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar”, shtoi aktorja.