Ana e Malit: Ndalesa e radhës e dëgjesave të PS/ Mirela Dodaj: Ana e Malit duhet të rikthehet tek rezultatet pozitive…

Shpërndaje

Socialistët kanë zhvilluar dëgjesën e radhës në Njësinë Administrative Ana e Malit. Me pjesmarrjen e anëtarëve dhe banorëve të zonës në këtë dëgjesë janë prezantuar edhe platformat e 3 kandidatëve në garë për drejtimin e kësaj force politike në Njësinë Ana e Malit.

Për bashkëkryetaren e PS, Mirela Dodaj, kjo njësi duhet të kthehet në origjinën e saj në bastion e së majtës në Bashkinë e Shkodrës. Nga ana tjetër kandidatët kanë prezantuar platformat e tyre duke vënë theksin tek angazhimi i të rinjve, grave dhe të gjithë strukturave të PS në këtë njësi administrative.

Shpërndaje