Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, deklaroi në MCN Live se PD e Alibeajt do të dalë me kandidaturat e veta në zgjedhje, si për kryebashkiak ashtu edhe për këshilltarë.
Amuli tha se nëse PD do t’i kërkojë të kandidojë në Shkodër, ai do ta pranojë garën.
Ndër të tjera Amuli theksoi se PD nuk i përket një personi, duke shtuar se nëse dikush e çon Ramën drejt fitores në këtë bashki, ai është Berisha.
Në fakt u stërzgjat vendimi i KQZ. Celibashi e çoi deri në pikën e fundit, qëndrimin e tij. Donte që ta çonte sa më gjatë vendimin, njësoj si vendimi i 6 marsit nga Presidenti, që ta gjente PD-në sa më të papërgatitur, sa më të shpërqendruar. Vet elektorati, vet demokratët, strukturat, duke i shpërqendruar, duke mos u lënë kohën e duhur për shpalosjen e programit, takimet me demokratët në shumë zona. Vendimi i djeshëm shumë demokratë të qyteti të Shkodrës i ka qetësuar. Tani fokusohen te PD sepse i dinë vlerat e saj, e dinë si është ndërtuar qysh në gjenezë. PD është një aset kombëtar, nuk i përket asnjë personi si subjekt politik. PD nuk mbështet asnjë sigël tjetër përveç PD-së. Primaret e zgjedhura në Shkodër për z.Spahia, vetë kanë votuar, vetë kanë numëruar.
PD do dalë me kandidaturat e veta si për kryetar bashkie, edhe për këshilltarë bashkiak. Nëse e çon dikush Ramën fitues në Shkodër është vetëm Sali Berisha. PD lufton vetëm për PD-në. Foltorja në Shkodër ka blerë 10 mijë vota për të mundur PD-në. Dorën Alibeaj, PD, e ka shtrirë, ka shkelur mbi vetveten, për të afruar strukturat e PD. Nëse PD ma kërkon të kandidojë për PD-në, unë do të jem kandidat. Cilido kandidat të jetë, unë do punoj njësoj si të jem unë kandidat i PD. Normal që është e vështirë fitorja, por ne hyjmë për të fituar.
Nëse PD do hyjë e përçarë numri i bashkive do jetë shumë i vogël. Por akoma në këto momente shpresoj që shumë kandidatë të Foltores të kthehen të sigla. Nëse kthehen te sigla PD fiton më shumë se 80 për qind. Nëse nuk kthehen te sigla s’mund të them sa bashki, sepse nuk është bërë ndonjë test apo sondazh. PD i ka fituar zgjedhjet, por trekëndëshi i Berumudës s’ka dashur që Basha të bëhet kryeministër, edhe sot jemi në këtë gjendje. Nuk është e vërtetë që PD s’ka kandidatë për kryetarë bashkie. Sa për dijeni e gjithë kjo shtrirje dore që bëhet, qoftë nga z.Alibeaj apo cilido qoftë, e bën për hir të demokratëve, s’e bën për hir të vetes. Fusha ka aq potenciale në të gjitha fushat sa nuk e imagjinoni”