Amortizimi i urës së Bunës/ Përdoruesit e saj ndërhyrje emergjente…

Shpërndaje

Ura e re e Bunës vijon ti nënshtrohet amortizimit çdo ditë. Ndonëse ajo u riparua përgjatë verës, këtë fundvit pamja që të ofron është e tillë. Kalimtarët thonë se kjo nuk është aspak normale. Mjetet hasen me amortizim të përditshëm ndërkohë që duhet një ndërhyrje konkrete për të, në bazë të funksionit që ura kishte në fillim.

U ndërtua në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat e mbi 7 milion dollarësh Ura e re e Bunës në qytetin e Shkodrës nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Problematikat janë nga më të ndryshmet në këtë urë e në zonën për rreth pasi fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës, duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese.

Në shumë pjesë të saj janë krijuar edhe gropa, ndërsa pjesa e asfaltuar ka nisur të çahet duke vënë në alarm faktin se ura kërkon ndërhyrje emergjente. Këto gropa sjellin edhe dëmtimin e urës por njëkohësisht edhe të automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në stinën e verës por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre. Ura e re e Bunës mbetet e një rëndësie të veçantë për qytetin e Shkodrës, por jo vetëm, pasi lidh disa rrethina me qytetin e njëkohësisht është edhe lidhja më e shkurtër toksore me Malin e Zi gjë e cila e bën mjaft të rëndësishëm për lëvizjet në destinacione të ndryshme.

Shpërndaje