Amortizimi i urës në Mes nuk ndalet. Banorët kërkojnë që të merren masa për rehabilitimin e saj…

Shpërndaje

Ura që lidh fshatin  Mes atë të  Drishtit vijon  të dëmtohet dita ditës Dëmtimi i parmakëve si dhe i trotuareve në disa pjesë të këtij segmenti krijojnë një pamje  të shëmtuar dhe  gjithashtu kthehen në burim  aksidentesh për banorët që kalojnë në këtë urë .

Ndërkohë pritet që Fondi i zhvillimit të nisë punën shumë shpejt për  restaurimin e urës së Mesit, Monument kulture i kategorisë së parë, ku do të investohen mbi 7 milionë lekë të reja, ku fillimisht do të niset me ndërtimin e platformave me gurë e rrjetë teli në shtratin e Kirit për fuqizmin e bazamenteve të saj.

Vazhdimi i punës do të konsistojë në restaurimin e qemerëve dhe të gjithë segmentit të urës përfshi edhe trasenë, si dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit.

Shpërndaje