Të dënuarit që përfituan nga amnistia sot dalin nga burgjet. Ligji u miratua në fillim të këtij viti në datë 30 janar dhe në 14 shkurt Presidenti e dekretoi, ndërsa pas botimit në Fletoren Zyrtare nisin sot lirimet duke filluar nga ora 10:00 te burgu i grave.
Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë. Përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.