Ambasadori turk komenton nga Shkodra luftën Rusi-Ukrainë: e papranueshme…

Shpërndaje

Ambasadori turk Murat Yoruk nga Shkodra: Turqia po ndjek zhvillimet e fundit nga afër. Është e vërtetë që bota është e sprovuar dhe është gjendur përballë sfidave të mëdha, sidomos në 2 vitet e fundit të krijuara nga pandemia. Tani, kemi luftën e cila ka shpërthyer në Ukrainë. Për ne, si Turqi, është e papranueshme një lloj sulmi i tillë, e cila ka filluar nga Rusia.

Nën direktivat e presidentit tonë, ministri i jashtëm, është duke u angazhuar në mënyrë maksimale që në Ukrainë 1 minutë e më parë të vendoset paqja dhe rendi, të pushojnë armët. Njëkohësisht, lotët e fëmijëve të pushojnë njëherë e përgjithmonë. Turqia është shumë e angazhuar me të gjitha perpjekjet e saj diplomatike që në një moment e më parë luftërat të mbarojnë dhe paqja le të mbizotërojë. I gjithë misioni i Turqisë ky është.

Deklaraten ambasadori turk e beri nga Shkodra gjate perkujtimit te fitores se Çankalase ne Turqi ku ne ate lufte kane rene edhe nje numer i konsiderueshem shqiptaresh teksa u mbajten homazhe prane bustit te Hasan Riza Pashes ne Shkoder.

Shpërndaje