Ambasada Japoneze I dhuron libra bibliotekës së shkodrës/ Ambasadori Takada, marrëdhëniet Japoni – Shqipëri përmirësohen çdo vit…

Shpërndaje

Japonia ka pasuruar bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës  me bjë sërë  tituj librash të gjinive të ndryshme  .

Me këtë rast ,në këtë bibliotekë u zhvillua një ceremoni ku i pranishëm ishte vetë ambasadori i Japonisë në Tiranë , Takada.

Ambasadori Takada u shpreh se dhurimi i këtyre librave bëhet në kuadër të projektit “Rrjeti Japan Projekt “.

Që nga viti 2011 kur u krijua ky projekt janë dhuruar 800 libra të studiuesve japonezë dhe të  huaj.

Më tej ,ambasadori Takada  theksoi se marrëdhëniet Japoni –Shqipëri sa vijnë dhe rriten jo vetëm në fushën e diplomacisë ,por edhe të kulturës.

“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë çdo vit përmirësohen, jo vetëm  përmes diplomicisë , por edhe shkëmbimit të kulturave.

Vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë , 41 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike  dhe 5 vjetorin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë.

Ambasada japoneze është shumë e angazhuar t’i përcjellë sa më afër kulturën japoneze  popullit shqiptar . Shpresoj që dhurimi i këtyre librave të shërbejë sa më shumë në kuptimin e kulturave të njëri- tjetrit  “,-u shpreh ambasadori Takada.

Nga ana e tyre ,drejtuesit e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës vlerësuan dhe falenderuan ambasadorin japonez për  kontributin e dhënë në pasurimin e kësaj biblioteke.

Shpërndaje