Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që prej 24 janarit…

Shpërndaje

Që prej datës 24 janar, cdo person që do të udhëtojë drejt Gjermanisë, është i detyruar që të testohet përpara hyrjes. Ambasada gjermane në Shqipëri njofton se cdo person mbi moshën 6-vjecare duhet të paraqesë testin negativ të Covid-19, i cili duhet të jetë bërë vetëm 40 orë më parë.

Ky test duhet të ruhet për të paktën 10 ditë, kur do të qëndrojnë edhe në karantinë. Ky vendim vjen pasi Shqipëria cilësohet si vend me incidencë të lartë.

Njoftimi i plotë

I E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani

Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

– Hyrje vetëm me testim negativ

– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

Shpërndaje