Alfred Peza nuk kandidon në zgjedhje: Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë

Shpërndaje

“I thashë kryeministrit dhe po jua them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë, vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim”, kështu shprehet  ish-deputeti socialist Alfred Peza i cili njofton se  ka vendosur të mos kandidojë për deputet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Peza falendëron kryeministrin Rama për mbështetjen dhe besimin e tij, ndërsa thekson se dot ë qëndrojë krah kryeministrit pavarësisht raportit.

Peza më tej shton: Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e deputetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Të dashur miq!

Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.

Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.

Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.

E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mirë duke e ditur edhe që listat janë plotësisht në dorën e drejtuesve të qarqeve, deri kur ata të vijnë nesër në zyrën e Ramës në PS para mbledhjes së kryesisë në mbrëmje.

Por refuzova:-)

I thashë kryeministrit dhe po ju’a them të gjithëve se jam ndjerë i privilegjuar që kam përfaqësuar edhe më parë, vullnetin elektoral të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim!

Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavarësisht nga pozicioni që mund të kem në raport me sfidat e maxhorancës që do të rikonfirmohet me siguri në 25 prill. Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e depuetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Mbetem si gjithmonë i përkushtuar për të dhënë kontributin tim maksimal, për këtë familje politike, ku jam ndjerë mirë që ditën e parë dhe do të jetë kënaqësi e krenari për mua të anazhohem krah miqve deputetë, qoftë në fushatë dhe qoftë në çdo sfidë të terrenit pas fitores!

Urime dhe suksese te gjithëve!

Së bashku për Shqipërinë!

Shpërndaje