Alban Xhaferi tregon strategjinë e Vllaznisë në merkato: Financat nuk janë pjesa më thelbësore, Laçi si model…

Shpërndaje

Alban Xhaferri ka treguar planin e tij për Vllazninë, teksa në një intervistë për TV1Channel, ka treguar strategjinë që kuqeblutë po ndjekin në merkato. Ndër të tjera, Xhaferri shprehet se financat nuk janë pjesa më thelbësore, por ato duhet të jenë të kombinuara me elementin teknik, ndërsa shprehet se një shembull i mirë është Laçi.

Disa lojtarë kanë ikur nga Vllaznia, por janë rinovuar kontratat me disa të tjerë. Ndërkohë, jemi në merkato për të plotësuar vendet vakante. Strategjia kryesore është të ofrojmë elementin e ri dhe t’i promovojmë dhe më pas të krijojmë mundësi merkato për t’i transferuar.

Do afrojmë disa elementë cilësorë që janë lojtarë nga vendi, por edhe të huaj që do të bëjnë diferencën. Jemi në fazën më intensive të merkatos, presim brazilianin dhe në vijim do bëjmë present disa lojtarë të huaj. Ndoshta, do të ketë edhe nga Kosova apo Maqedonia. Po punojmë që të arrijmë objektivin për të shkuar në Kupat e Europës.

Ne kemi një buxhet paracaktuar dhe sigurisht me çdo lojtar negociojmë dhe ka një çmim tregu që verifikohet nga specialistët. Ndaj, nuk është problem thelbësor pjesa e financave, problem thelbësor është që të marrim më të mirën në pozicionet më të mira me çmimin më të mirë.

Stafi po punon ditë e natë, faza përgatitore mund të jetë në Korçë. Është planifikuar një miqësore me Kastriotin dhe po punohet edhe për një tjetër. Ka disa reparte ku Vllaznia ka problem, sidomos pjesa e sulmit dhe mesfushë dhe mendoj se deri në fund do plotësohen me lojtarët më të mirë. Ka një garë shumë të fortë, nuk është gjithçka puna e lekëve.

Kemi një model si Laçi që kanë arritur objektivin edhe me financa më të reduktuara. Financat kombinohen me elementët teknik. Është një arritur marrëveshje sponsorizime që kanë të bëjnë me shumë elemente. Ne po punojmë që të arrijmë objektivin, po punojmë si një grup dhe vazhdimi është pjesa teknike që do bëjë organizimin e ekipit.

Marrëveshja është pesëvjeçare dhe plani im trevjeçar në arritjen e disa objektivave të prezantuar. Viti i parë është i vështirë, por e rëndësishme është që po punojmë fort të organizojmë një Vllazni pretendente. Por, kemi ambicie të forta”, u shpreh Xhaferi.

Shpërndaje