Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, është shfaqur shumë i lumtur, pas fitores së shkodranëve ndaj Partizanit. Këta të fundit e humbën vendin e parë, që tashmë mbahet nga Teruta me 63 pikë, po aq sa Vllaznia dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Edhe Xhaferri në intervistën pas ndeshjes, ka thënë se te shkodranët tashmë duan titullin kampion.
“Gjithçka është arritur me meritë dhe me volum loje. Jemi shumë të gëzuar. Puna e bërë e tregoi se ne e meritojmë vendin ku jemi dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit të arrijmë titullin kampion. Objektivin tani e arritëm, tashmë duam titullin kampion.”, tha Xhaferi.