Vllaznia fitoi 0-1 në Ballsh ndaj Bylis. Një gol i Avdijaj ka bërë që shkodranët të dalin më tri pikë nga transferta e vështirë, duke qenë ende në garë për objektivat sezonalë në Superligë.
Ajo qëndron në zonën europiane, teksa luajnë në 30 maj edhe finalen e Kupës me Skënderbeun.
Pas fitores në Ballsh, sponsori Alban Xhaferi ka akorduar 5 mijë euro premio për skuadrën. Kjo nuk është hera e parë që Xhaferi vendos premio, teksa pas çdo suksesi skuadra është shpërblyer.
Nga Shkodra bëjnë me dije se Bashkia si pronare ka kaluar edhe rrogat e muajve shkurt dhe mars, me anën financiare të skuadrës që duket se ka ngrohur lojtarët
Tre ndeshje nga fundi i sezonit, Vllaznia kërkon mos heq dorë nga objektivat e një sezoni të mirë.