Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, qarku Shkodër ka gati planin e masave ku në fokus janë marketet, restorantet dhe stabilimentet e mishit e bulmetit
Haderi thotë se gjatë 30 ditëve pritet të kontrollohen mbi 450 subjekte, duke nisur nga qendra e deri në zonën e Thethit.
Ndonëse jo ligjërisht, në bazë të një plani të përbashkët pune, AKU do të ketë pjesë të kontrolleve edhe tregjet e hapura dhe ato ambulant.
AKU apelon drejt konsumatorëve që të denoncojnë çdo rast të konstatuar jashtë kushteve higjeno-sanitare, apo tregtim jashtë datës së skadences, duke ndihmuar kështu në garantimin e sigurisë ushqimore.