Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara dhe 52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve. Sipas drejtorit Ramir Haderi, vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara, janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruese 18 subjekte, kryesisht në zonat turistike.
AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë ngritur edhe një Task-Forcë, që do të kontrollojë subjektet që tregtojnë peshk pa certifikatën e origjinës.
Nga ana e AKU Shkodër është hartuar plani për kontrollin dhe monitorimin e subjekteve prodhuese, përpunuese dhe tregtuese të produkteve ushqimore, në kuadër të sezonit turistik veror 2024, duke patur parasysh objektin e veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor.