Vitmir Alikokej është aktori nga Shkodra, i cili vuan nga nanizmi. Ai është vetëm 21 vjeç dhe ka arritur të luaj disa role në teatër. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vitmiri tregoi si hyri rrugës së aktrimit dhe të gjithë vështirësitë që ka kaluar.
Ai madje zbuloi se ka konkuruar edhe në Akademinë e Arteve, por nuk ka arritur të fitojë. Megjithatë, kjo nuk e ka bërë të ndalojë të ndjekë ëndrrën e tij.
Fillimet e mia i kam në moshën 13-vjeçare kur kam qene në shkollë. Ka qenë një projekt në bashkëpunim mes shkollash dhe pata fatin të fitoja mes shumë nxënësve. Edhe aty i bëra një pyetje vetes a ishte rruga e duhur për mua aktrimi. Aty fillova duke u aktivizuar, me role, deri më sot.
Jeta ime ka pasur ulje dhe ngritjet e mija. Normalisht kam pasur edhe shoqëri të keqe, dua të them paragjykimet. Kam pas gjeste, ironitë, gjithçka. I kam vënë re në bisedat e përditshme. Unë kam konkuruar te Universiteti i Arteve dhe nuk e fitova, nuk e di, arsyet i dinë ata në fakt, por unë di të them që nuk u dorëzova.
Unë pranoj çdo lloj roli. Po më pëlqen më shumë komedia, sepse në këtë periudhë që jetojmë duhet të qeshim më shumë. Po konkurova prap jam mëse i sigurt që e njëjta gjë është”, u shpreh Vitmiri.