Aktori shkodran Marko Caka ka zbuluar se do të luajë krah aktores me famë botërore Halle Berry.
Lajmin e bukur Marko e bëri të ditur teksa publikoi në rrjetet e tij sociale një foto krah aktores duke shprehur sensibilizimin e tij për situatën e krijuar pas vrasjes së George Floyd.
“Ne punojmë së bashku. Ne jetojmë së bashku . Ne e ndryshojmë atë së bashku! Është privilegji im të punoj me ty”, shkroi aktori shqiptar. Filmi është në xhirime dhe pritet të dalë më vonë.