Akt terrorist brenda xhamisë “Dine Hoxha”, kush është personi që plagosi 5 persona (Emri)

Shpërndaje

Një akt terrorist ka ndodhur pak pas mesdite në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku shtetasi Rudolf Nikolli ka plagosur me thikë 5 persona. 34-vjeçari është neutralizuar nga punonjësit e Policisë së shtetit, ndërkohë që 5 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e brendshme të xhamisë. Mësohet se të plagosurit janë besimtarë myslimanë dhe punonjës të xhamisë, ndërkohë që veprimi i shpejtë i policisë ka bërë që të shmangeshin pasoja më të rënda të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprakRreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetënNë vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Shpërndaje