Raporti mbi arrestimet e Brigadës II Mbrojtjes Popullit, në zonat e malësisë Shkodrës, Pukës, etj…
Aksioni i komunistëve kryesisht në veri të vendit, për eleminimin e kundërshtarëve politik mori hov të veçantë në shkurt të 1945. Pas informatave të ardhura nga Beogradi se në pranverë-verë të ’45-ës, forcat nacionaliste do të organizonin një lëvizje të gjerë antikomunistë në të gjithë vendin, në fund të janarit 1945, krerët komunistë hartuan një aksion për të gjunjëzuar veriun e vendit, aty ku ishin edhe iniciatorët e kësaj kryengritjeje. Operacioni për të eleminuar ende pa nisur këtë lëvizje nisi që në ditët e para të shkurtit, ku brigadat e Mbrojtjes së popullit (pararendëset e Sigurimit të Shtetit) të shpendara në të gjithë vendin, nisën çarmatimin e kundërshtarëve të tyre përmes kontrolleve të gjera dhe sekuestrimeve në të gjithë familjet e piketuara.
Se ç’përmasa kishte marrë ky aksion na e tregojnë qartë raportet e brigadave të armatosura të cilat dërgonin drejt qendrës rezultatet e “punës së tyre”.
Dokumentet që sjellim këtu dëshmojnë rezultat e aksionit brenda dy javëve të para të shkurtit, të Brigadës së dytë të Mbrojtjes së Popullit. Dokumenti i parë liston 40 persona që mbante të burgosur në Shkodër, të gjithë të arrestuarit brenda datave 7-10 shkurt 1945.
Dokumenti i dytë liston 31 të arrestuar me 14 dhe 15 shkurt dhe dokumenti i tretë 13 të arrestuar të tjerë me 16 shkurt, po nga kjo brigadë e drejtuar nga Petro Bullati.
Ja listat e raportuara nga shtabi i Brigadës II të Mbrojtjes së Popullit.