Policia Bashkiake e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë vendosur sot 2 pika kontrolli, në afërsi të urës së Bunës dhe urës së Bahçallëkut.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se ky kontroll po kryhet për konstatimin dhe bllokimin e motoçikletave të modifikuara, qarkullimi i të cilave është i ndaluar nga Kodi Rrugor për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për aksidente.
“Kontrollet për moslejimin e lëvizjes së këtyre mjeteve në rrugët e qytetit dhe jo vetëm do të jenë të vazhdueshme”, shtoi Beci.
Kryebashkiaku Beci i bën thirrje përdoruesve të tyre për të mos qarkulluar me këto mjete, pasi në të kundërt do të aplikohen masat e sekuestrimit dhe të gjobës ndaj përdoruesve.