Aksion i madh i policisë , operacioni perfshin edhe Shkodren

Shpërndaje

Pòlicia e Shtetit ka kryer në orët e fundit një aksion të gjerë në disa qytete të vendit, kundër kultivimit të drògës.

Mësohet se aksioni është shtrirë në disa qytete, pas hetimeve që kanë zgjatur për më shumë se një vit. Derimë tani bëhet me dije se janë shoqëruar 30 persona në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës.

Derimë tani nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga policia, ndërsa burime bëjnë me dije se aksioni është ende në vijim.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një prani të madhe të punonjësve të policisë në rrugët e Kukësit, që duket se lidhen pikërisht me këtë operacion.

Shpërndaje