Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, 28 dhjetor pranë Fushë Milotit, në aksin Lezhë-Laç.
Burime bëjnë me dije se një autoveturë “Foriustrade” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë.
Në autoveturë ndodheshin një familje nga Mirdita, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila është dërguar për mjekim.