Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur në fshatin Hot i Ri në njësinë Administrative Rrethina, në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është 30 vjeçari, Admir Buhaj, banues ne Postribe të Shkodrës.
Ndër të tjera mësohet se ky shtetas ka qenë nën drejtimin e një motorciklete dhe dyshohet se është goditur nga mjeti tip Benz me Targ AA 222 TS drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.