Aksidenti i rëndë në Shtoj, ndërron jetën një prej të plagosurve (Emri)

Shpërndaje

Një grua që mbeti e plagosur nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pak më parë në aksin Shkodër-Koplik ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Marie Lekën, e cila në momentin që dnodhi përplasja ndodhej në mjet bashkë me të birin, Petrit Leka (21 vjeç) dhe me dy persona të tjerë, Katrinë Palnikaj dhe Sylë Palnikaj.

Të plagosurit e tjerë ndodhen ende në spital dhe po marrin ndihmën nga mjekët. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në  afërsi të fshatit Shtoji i vjetër.

“Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër. Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia para pak minutash.

Shpërndaje