Aksidentet: Propozohen masa drastike për autoshkollat, rishikim të vlefshmërisë së patentës

Shpërndaje

Ministria e Brendshme propozon ndryshime në Kodin Rrugor si dhe masa të tjera drastike për të parandaluar aksidentet në rrugë.
Një ndër masat drastike është dhe rishikimi i kohës së vlefshmërisë së patentës
Aktualisht një patentë ka vlefshmëri 10 vjeçare.
Gjithashtu kërkon të rritet përgjegjësia e autoshkollave duke paralajmëruar forcimin e detyrimeve deri në akreditimin dhe heqjen e licencës së tyre në varësi të numrit të drejtuesve të mjeteve që kanë bërë shkelje.

Sander Lleshaj:
-“Në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrimet ligjore për të përgatitur drejtues të aftë dhe përgjegjës për të drejtuar makinat. Mendojmë akredimit për autoshkollat  duhet të jenë të akrediutara dhe të licencuara. Nëse nxënësit e saj dëshmojnë paaftësi në drejtimi e mjetit atëherë shkollat përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi deri në momentin që tu hiqet licenca.”

Gjithashtu propozohet të përfshihet gjoba këshilluese e cila është fakultative momentalisht.
Sugjerohet që në kodin rrugor të ketë mundësi që këshillimin rasti i parë të regjistrohet në database dhe të mos ketë këshillim të dytë por të ketë gjobë progresive.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit zhvilluan një tryezë për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.
Nga sot e në fund të shkurtit do të organizohen tryeza me të gjithë aktorët e interesuar për këtë proces.

Shpërndaje