Aksident tragjik në aksin Shkodër-Hani Hotit, ndërron jetë një person…

Një person ka humbur jetën në një aksident tragjik në Malësi të Madhe mbrëmjen e kësaj të premte.

Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën në këtë aksident një shtetas i identifikuar si Jakup Reka, pas një aksidenti në rrugën e Malësisë së Madhe.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.