Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot –Rrëshen, ku si pasojë një fëmijë në moshën 3-vjeçare dhe babai i tij kanë humbur jetën.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 3- vjeçari dhe babai i tij Shkurt Prenga, që po udhëtonin në mjetin tip “Opel”, ndërsa nëna e të miturit ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Familja Prenga mësohet se ishte nga Lezha.