
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën kryesore të Shkodrës, pranë Urës së Vjetër të Bunës. Një 79-vjeçar, Nexhat Kraja, që po lëvizte me biçikletë, është goditur nga një automjet.
Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.