Aksident në Vau – Dejes. BMW përplas 51 vjeçarin, dërgohet në spitalin e Shkodrës…

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2022, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Stajkë – Shelqet, bashkia Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Shelqet, shtetasi D. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin V. B., 51 vjeç banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.