Aksident në tunelin e Kalimashit, lëndohen tre persona…

Shpërndaje

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur një automjet i mirëmbajtjes së rrugës dhe një tjetër automjet. Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona: N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje