Aksident në Tiranë/ Automjeti përplas Artistin e madh, Robert Radoja…

Share your love

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur te vijat e bardha artistin e njohur, Robert Radoja.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, te kryqëzimi i RTSH-Radio Televizionit Shqiptar.

Kompozitori i njohur nuk ka mbetur i lënduar nga përplasja dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Në vendgjarje nuk ka qenë prezent asnjë punonjës policie, edhe pse vendi ku ndodhi aksidenti është vetëm 50 m larg nga Kryeministria.

Share your love