Aksident në Shkodër, automjeti përplas dy të moshuar që po leviznin me motor…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin N. M., 77 vjeç, dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe.

Nga përplasja janë dëmtuar bashkëshortët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Shpërndaje