Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë të regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Ndue Lleshi, drejtues njerës prej makinave të përfshira në aksident humbi jetën nga përplasja e fortë mes dy mjeteve në vendin e quajtur ” Piraj”.
Viktima i moshës 70 vjec që drejtonte makinën tip FIAT, ishte banor I fshatit Troshan të Lezhës.
Ndërkohe drejtuesi i mjetit tip Mercedez Benz, shtetasi me iniciale N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit .