Aksident në qendër të Shkodrës, biçikleta përplaset nga një automjet…

Shpërndaje

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, pranë pallatit të njohur si “Perdejt” afër Radio Shkodrës. Një mjet në lëvizje është përplasur me një çiklist rreth 60 vjeç, i cili sipas të dhënave jo zyrtare ka tentuar të kalojë rrugën përmes vijave të bardha nga korsia e biçikletave.

Sipas deklaratës së drejtuesit të mjetit, çiklisti i ka dalë papritur përpara në momentin kur ai po hapte derën e makinës, duke shkaktuar përplasjen. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Shpërndaje