Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M.
Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.