Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Dy automjete, një tip Ford dhe tjetri tip Porche, u përplasën mes tyre.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona që ndodheshin në mjetin tip ‘Ford’ dhe 1 në mjetin tip ‘Porche’
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila administro provat në vendin e ngjarjes për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.