Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në muriqan! Viktima mesohet se është shtetasi Lin Deda!
Mësohet se i ndjeri ka qene duke udhetuar me motorçikletë dhe ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën./RealitetiPost/
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër / Informacion Paraprak
Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi L. D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.