Aksident me pasojë vdekjen në aksin Shkodër – Koplik…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Gruemirë – Çezme, ku një aksident rrugor ka përfunduar me pasoja fatale vdekjen e një përsoni.

Viktima është identifikuar si Abaz Kuka 55 vjeç. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë konfirmuar, ndërsa dëshmitarët raportojnë për një përplasje të fortë mes mjeteve të përfshira.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet dhe ndërhyrjet e nevojshme. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal në këtë aks, i cili shpeshherë është problematik për shkak të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës./RealitetiPost/

Shpërndaje