Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë pranë urës së Matit, ku një autoveturë ka goditur një trajler nga pas dhe burime bëjnë me dije se janë plagosur dy persona.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja sapo ka ndodhur.
Mësohet se dy personat e plagosur të cilat udhëtonin me mjetin luksoz që shihni në pamje janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Që prej vendosjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qarkullimi i mjeteve nëpër rrugë bëhet vetëm në raste urgjente dhe kur janë të justifikuara me leje përkatëse, ndërsa në këtë situatë konkrete, nuk dihet se cila ka qenë arsyeja dhe destinacioni i personave të përfshirë në aksident.